Flash

Të gjitha trendet që do të na shoqërojnë përgjatë 2019-ës

Lapsi.al 8 January 2019
Të gjitha trendet që do të na shoqërojnë

Teksa dhjetori po na jep dalëngadalë lamtumirën, ka ardhur momenti që të shohim të gjitha gjërat e mira dhe të këqia që na dha dhe të shohim përpara drejt 2019-ës! Përsa i përket modës, ka qënë një vit perfekt që na solli shumë trende të reja si dhe shumë të tjera u rikthyen. Më poshtë do t’ju listojmë të gjitha trendet që do të na shoqërojnë edhe përgjatë 2019-ës!

Trikot e thurura

Trikot e thurura ishin një dashuri më vete përgjatë 2018-ës dhe duket se nuk do të na ndahen edhe gjatë 2019-ës! Ndaj xhinset me bel të lartë kombinojini me një bluze të thurur dhe rrip në mes, për të përballuar temperaturat e ulëta.

Kanatjeret

Po, ky është stili që të gjithë folën në javën e modës në Milano. Është një formulë shumë e thjeshtë që nuk gabon asnjëherë në stil! Prisni të shihni të tilla kombinime gjatë verës.

Xhinset e lirshme

Na falni, por xhinseve të ngushta i kemi dhënë lamtumirën gjatë këtyre 12 – muajve dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë edhe gjatë 2019-ës! Këtë vit do të inspirohemi në vitet ’90, me xhinset që vijnë të gjata deri në fund të këmbëve dhe i kombinojmë në mënyrë perfekte me çizmet.

Çizmet

Nuk ekziston asgjë në këtë botë, që nuk kombinohet dhe kthehet në një veshje me stil. Askujt nuk i shkonte në mendje se sa bukur do të dukeshin çizmet  e tilla, me fustane apo veshje serioze.

Pantallonat me kuadrate

I pamë gjatë 2018-ës dhe nuk do të largohet më nga moda! Rrugët e qyteteve më zë të modës do të mbushen me pantallonat me kuadrate që mund të kombinohen shumë lehtë me triko si dhe këmisha.

Fustanet e thurura

Kemi rënë kokë e këmbë në dashuri me këtë stil shumë elegant. Edhe nëse e vishni në këtë mënyrë, apo e kombinoni me një palë xhinse, ky trend nuk zhgënjen asnjëherë.

Aksesorët për flokët

Kudo në rrjetet sociale, i shohim fashionistet me shumë aksesorë të ndryshëm në kokë! Nga rrethi për kokën tek karficat, mos harroni t’i jepni sa më shumë gjallëri pamjes tuaj.

Xhaketa xhins

Xhaketat e xhinsit nuk kanë ikur asnjëherë nga moda dhe këtu do të jenë edhe për 2019-ën! Madje ku ka më mirë sesa një look nga koka tek këmbët me material xhinsi.

Fundi prej mëndafshi

Të gjithë e kemi një fund të tillë në dollap, por edhe nëse nuk e keni, çfarë prisni që ta bëni tuajin. Nuk mund të jesh fashioniste ose adhuruese e modës, nëse nuk pozon me një fund prej mëndafshi.

Të këshilluara

Lindsay Lohan vjen me projekt të ri

Lindsay Lohan që publiku shqiptar e njeh për rolin e saj në filmin “Mean girls” së shpejti vjen me një reality show dhe kjo nuk ka të bëjë fare me jetën e saj p...

14:59

Skivi kunja për Majk: Reper barbie

Prej disa ditësh Skivi duket se ka vendosur të dalë hapur ndaj të gjithë reperëve shqiptarë që nuk pëlqen. Madje ai zbuloi me detaje edhe rrjedhën e ngjarjeve m...

12:14

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI