Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Studentët në protestë para kryeministrisë, do vazhdojmë bojkotin deri në plotësimin e 8 kërkesave

Lapsi.al 8 January 2019
Studentët në protestë para kryeministrisë, do vazhdojmë

Ditën e sotme ka vazhduar protesta e studentëve para godinës së kryeministrisë, ndonëse është vënë re një reduktim i numrit të tyre.

Studentët shprehen, se do të vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre dhe për anulimin e ligjit të arsimit të lartë, pavarësisht se numri i tyre është ulur.

“Një pjesë e studentëve mund të kenë përfituar pasiguri. Disa studentë janë rikthyer në auditore, pasi kanë frikë mos humbasin vitin akademik. Nëse nuk bojkotohet dhe shkohet në mësim, thyerje e bojkotit quhet, por ne kuptojmë frikën e tyre. Ata nuk kanë braktisur protestën, por janë përkohësisht në auditorë”- thotë një studente.

Drafti për Universitetin i publikuar nga kryeministri Rama, sipas tyre nuk është i saktë. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI