Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Studentët kyçin Universitetin Bujqësor, paralajmëron policia

Lapsi.al 8 January 2019
Studentët kyçin Universitetin Bujqësor, paralajmëron

Policia ka paralajmëruar 3 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës se do t’i shoqërojë në Komisariat, pasi i kanë vënë kyçin portës së Universitetit në shenjë protestë.

Punonjësit e policisë të cilët i thanë disa studentëve se mbyllja e dyerve të institucionit përbën vepër penale dhe ata mund të shoqërohen në Komisariat.

“Ti mund të dalësh të protestosh, por nuk mund të vendosësh kyçin këtu. Sepse mbyllja e derës do të thotë se t’i kalon në ndjekje penale”- thotë punonjësi i policisë, ndërsa kërkon emrat e studentëve.

“Kyçin e kemi vendosur të gjithë në mënyrë simbolike. Jemi pa parti”- thotë një nga studentët.

Kujtojmë se studentët do protestojnë sërish sot para godinës së kryeministrisë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.

Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera  sic janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

Të këshilluara

Elbasan, përplaset për vdekje 80-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. I moshuari ishte duke kaluar rrugën në moment...

09:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI