Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama reagon për protestën: Studentët të mos paguajnë ...

Lapsi.al 8 January 2019
Rama reagon për protestën: Studentët të mos paguajnë

Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri Edi Rama thotë se 'pengmarrësit e protestës studentore' po përpiqen të dezinformojmë studentët lidhur me pagesën e tarifës së studimit.

Sipas Ramës këto pengmarrës e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%. Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”- thotë Rama i cili më pas sqaron edhe uljen e tarifave për studentët.

"është miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t'ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë." - shkroi Rama.

Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e dytë për këtë vit, ndonëse numri i protestuesve është tkurrur ndjeshëm në krahasim me protestat e zhvilluara para festave. Ata kundërshtojnë VKM dhe kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI