Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Porositi vrasjen e gruas, i dënuari përjetë kërkon gjetjen e ezekutorit

Lapsi.al 8 January 2019
Porositi vrasjen e gruas, i dënuari përjetë kërkon gjetjen e

Sadetin Sula, i dënuari me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij, kërkon gjetjen e autorit të vrasjes.

Sula nuk pranoi të pyetet në procesin e Fatjon Karmeshtës, i cili po gjykohet si ekzekutor i Suela Sulës me porosi të Sadetinit, pronarit të mobilierisë ku ishte punësuar.

Mësohet se Sadetin Sula nuk dha pëlqim të pyetet në gjykatë.

"Nuk jap pëlqim të pyetem. Drejtësia të vazhdojë të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime" është shprehur ai.

Në qershor të vitit të shkuar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Sadetin Sulën, i akuzuar si porosites i vrasjes së bashkëshortes Suela Sula, me 18 prill në Shkodër.

Suela Sula, 38-vjeçarja nëna e tre fëmijëve, u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016.

Ngjarja tronditi mbarë opinionin. Fillimisht u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.

Me bindjen se Fatjoni "kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula" prokuroria kërkoi arrestimin e tij.

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI