Flash

Pas kritikave për shëndetin Fifi reagon ashpër

Lapsi.al 8 January 2019
Pas kritikave për shëndetin Fifi reagon ashpër

Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi është shumë e pëlqyer nga fansat. Kjo për faktin se është njëra ndër artistet më me pak komplekse e cila përcjell pozitivitet pothuajse çdo herë .

Nuk është hera e parë që Fifi kritikohet për peshen, si femër e kolme që është. Bulizmi nisi që kur ajo u bë pjesë e jetës publike dhe ende s’ka marrë fund.

Kantautorja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Beautiful”, nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula. Përmes kësaj videoje, ajo ka reaguar kundër gjithë atyre që e quajnë të shëmtuar, të trashë dhe të tjera.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bulizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë!”

Fifi nuk është e para këngëtare e cila ka rënë pre e bulizmit. Ronela Hajati gjithashtu ka rrëfyer se ka qënë viktimë e bulizmit deri në vitin e dytë të gjimnazit dhe më në fund, në showbiz-in shqiptar, por fillon të përhapet ideja se bukuria në fakt, vjen në forma të ndryshme.

Të këshilluara

Virusi i Erjon Velisë prek dhe Erjon Bracen

I shënjuar si një nga socialistët e vetëm, bashkë me Pandi Majkon që kanë mbijetuar me një lloj personaliteti individual brenda vathës së Rilindjes, Erjon Brace...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI