Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare lënë mësimin, nuk pranojnë të ngrohen me gaz

Lapsi.al 8 January 2019
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare lënë mësimin,

Bojkotohet procesi mësimor nga nxënësit në shkollën 9-vjeçare "Don Martin Trushi" në fshatin Stajkë të bashkisë Vau i Dejës. Ata nuk pranojnë të ngrohen me gaz.

Kjo shkollë është ndërtuar para një viti dhe e ka sistemin e kaldajës me naftë. Kaldajat nuk mund të vihen në funksion për shkak se automati i shkollës është me një fazë dhe nevojitet tre fazor për ta përballuar ngarkesën e kaldajave bën të ditur drejtoresha e shkollës, Violeta Malaj.

Ajo shton dhe se OSHEE ka marrë përsipër ndërrimin e automatit, por për ta bërë këtë duhet që bashkia e Vaut të Dejës të paguajë një fature prej 250 mijë lekësh të vjetra, të cilat nuk i ka paguar ende.

Prindërit dhe nxënësit kanë dorëzuar një peticion në shkollë. Deri në momentin që do të sigurohet ngrohja në shkollë me kaldajë në vend të gazit, të cilin ata e konsiderojnë të dëmshëm, prindërit shprehen se fëmijët e tyre do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit.

Të këshilluara

Elbasan, përplaset për vdekje 80-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. I moshuari ishte duke kaluar rrugën në moment...

09:10

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI