Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Meta takon Albin Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi t'i shërbejë të ardhmes europiane të dy vendeve

Lapsi.al 8 January 2019
Meta takon Albin Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi t'i shërbejë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim, kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Gjatë takimit, kreu i Shtetit ka theksuar rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon.

"Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës evropiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore. Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë", shkruan Meta në Facebook.

Të këshilluara

Arqipeshvia e Shkodrës letër deputetëve

Arqipeshvia metropolititane në Shkodër i drejtohet me kërkesë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit "P...

19:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI