Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Makina përplas 58 vjeçarin në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Lapsi.al 8 January 2019
Makina përplas 58 vjeçarin në aksin rrugor Elbasan-Peqin
Një automjet ka aksidentuar një motoçikletë, duke lënë për pasojë të plagosur drejtuesin e kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

I plagosuri me inicialet I.Q, 58 vjeçar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit që aksidentoi 58 vjeçarin është një 29 vjeçar i identifikuar me inicialet R.B.

Ai është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI