Flash

Kevin Spacey vetëdeklarohet i pafajshëm nga akuzat e ngacmimit seksual

Lapsi.al 8 January 2019
Kevin Spacey vetëdeklarohet i pafajshëm nga akuzat e ngacmimit seksual

Kevin Spacey u paraqit në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts, për t’iu përgjigjur akuzave se në vitin 2016 kishte sulmuar seksualisht një adoleshent në një klub të qytetit Nantucket.

Aktori, fitues i Çmimit “Oscar”, nuk i pranoi akuzat. Më shumë se një vit më parë, ish-folësja e një televizioni të Bostonit, Heather Unruh, e akuzoi aktorin se kishte sulmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.

Avokati i aktorit, Alan Jackson, është përpjekur të gjejë të çara në akuzën e paraqitur, duke thënë se adoleshenti nuk e raportoi menjëherë ngjarjen.

Nëse shpallet fajtor nga gjykata, Kevin Spacey, i njohur sidomos për rolin në serialin “House of Cards”, mund të përballet me 5 vjet burg. Kjo është çështja e parë penale kundër aktorit 59-vjeçar, pas akuzave të tjera për sjellje të pahijshme seksuale të ngritura ndaj tij në vitin 2017.

Të këshilluara

Bebe Rexha flet për operacionet plastike

Bebe Rexha iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, të cilët ishin kureshtar të dinin më shumë rreth jetës private të saj. Një prej ndjekësve e pyet atë se...

15:21

Lindsay Lohan vjen me projekt të ri

Lindsay Lohan që publiku shqiptar e njeh për rolin e saj në filmin “Mean girls” së shpejti vjen me një reality show dhe kjo nuk ka të bëjë fare me jetën e saj p...

14:59

Skivi kunja për Majk: Reper barbie

Prej disa ditësh Skivi duket se ka vendosur të dalë hapur ndaj të gjithë reperëve shqiptarë që nuk pëlqen. Madje ai zbuloi me detaje edhe rrjedhën e ngjarjeve m...

12:14

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI