Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kapriçot e motit, çfarë pritet të ndodhë të mërkurën

Lapsi.al 8 January 2019
Kapriçot e motit, çfarë pritet të ndodhë të

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore. Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme. Sipas të dhënave, nesër në Shqipëri pritet të ketë reshje mjaft të dendura.

Në pjesët bregdetare dhe Ultësirën perëndimore priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht edhe stuhi të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë, kurse në rajonet tjera priten reshje të dendura bore apo stuhi dëbore.

Të Enjten mot i ngjashëm, por në shumë pjesë të Shqipërisë reshjet do të ndërpriten përkohësisht, për të filluar përsëri lokalisht dhe kohë pas kohe.

Nga e Premtja reshjet do të pushojnë gradualisht dhe pritet mot kryesisht i thatë, i vranët dhe i ftohtë, por jo ekstremisht i ftohtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI