Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

I dashuri afgan i Anxhelinës rrëfen: Një javë para vrasjes i kisha propozuar të martoheshim

Lapsi.al 8 January 2019
I dashuri afgan i Anxhelinës rrëfen: Një javë para vrasjes i

Anxhelina Petro u godit për vdekje në kokë me një shufër hekuri nga i ati. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 janarit në Korfuz.

Një prej shkaqeve të mosmarrëveshjes së saj me të atin, ishte dhe lidhja që kishte me një djalë me origjinë afgane.

30-vjeçari afgan ka treguar për televizionin "Skai" në Greqi se i kishte propozuar për martesë Anxhelinës një javë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm”, tha ai duke treguar dhe disa kërcënime që Anxhelina kishte marrë nga babai i saj, por edhe nga xhaxhai.

“Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh 30-vjeçari afgan.

Të këshilluara

Elbasan, përplaset për vdekje 80-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. I moshuari ishte duke kaluar rrugën në moment...

09:10

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI