Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E konfirmon Italia: Ish-gjyqtari Thanza i dënuar për vjedhje

Lapsi.al 8 January 2019
E konfirmon Italia: Ish-gjyqtari Thanza i dënuar për vjedhje

Ish-gjyqtari i shkarkuar nga vettingu Admir Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në Itali. Ky fakt është konfirmuar nga letërporosia e ardhur nga shtetit fqinj, në llogari të Thanzës.

Edhe Thanza e ka pranuar kur e pyetur në prokurori këtë fakt. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi gjatë vettingut që Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë ishte i dënuar për vjedhje. Prokuroria pritet të vendos për dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e falsifikimit të falsifikimit të formularit te dekriminalizimit. Në formularin e dekriminalizimit Thamza nuk kishte deklaruar dënimin.

Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shkarkohet Admir Thanza, gjykatësi i dënuar në Itali për vjedhje 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI