Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Deputetja e PD-së: Familja ime kishte mbiemrin Suma, por e ndryshuan në Duma

Lapsi.al 8 January 2019
Deputetja e PD-së: Familja ime kishte mbiemrin Suma, por e ndryshuan

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka treguar se si familja e saj ka ndërruar mbiemrin që më parë e kishte Suma. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ajo tregon se mbiemri është ndërruar rreth 3-4 shekuj më parë edhe pse sot mund të tallen me këtë fakt.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa here merren me mua si person , jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë,” tha Duma.

Të këshilluara

Arqipeshvia e Shkodrës letër deputetëve

Arqipeshvia metropolititane në Shkodër i drejtohet me kërkesë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit "P...

19:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI