Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arqipeshvia e Shkodrës letër deputetëve

Lapsi.al 8 January 2019
Arqipeshvia e Shkodrës letër deputetëve

Arqipeshvia metropolititane në Shkodër i drejtohet me kërkesë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit "Politika e mirë është në shërbim të paqes".

Letra:

Fillimi i nje viti te ri nis me shpresa te reja dhe me urimet me te mira per te ardhmen. Ne kete kontekst festash, por edhe shqetesimi, me shikimin hedhur perpara, Kisha katolike i propozon botes mbare një Dite Botërore kushtuar temes se Paqes.

Kështu, kam dëshiruar qe t'jua dërgojë edhe juve mesazhin qe Ati i shenjte, Papa Frarnçesku, duke vazhduar praktiken e lavdërueshme te paraardhësve te vet, ka shkruar për çështjen e paqes edhe me rastin e këtij Viti fe Ri dhe qe ne kemi perkthyer ne gjuhen tone shqipe.

Ne mënyrë të veçante, mesazhi i këtij viti titullohet: "Politika e mirë është në shërbim të paqes", dhe për ketë arsye kam menduar qe t'jua dërgoj të gjithëve ju, te nderuar deputetë, qe jeni te angazhuar në këtë fushë kaq të rëndësishme dhe kaq delikate te ndërtimit te vendit.

Ati i Shenjte e ka veçanërisht në zemër Shqipërinë tonë, aq sa e ka paraqitur atë si shembull te bashkëjetesës paqësore mes Besimeve fetare. Ky fakt, a nuk mund te jete një shtyse për ta jetuar shërbimin politik ndaj popullit shqiptar në një dimension paqësor edhe mes rrymave politike që kanë linja të ndryshme mendimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI