Liverpool ka humbur 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers dhe është eliminuar nga FA Cup. Ende pa një fitore këtë vit, skuadra e Klopp pas humbjes po 2-1 në kampionat me Manchester City, tashmë merr një tjetër rezultat negativ. Ata që kanë shënuar të parët në këtë takim kanë qenë vendësit me anë të Jimenez në minutën e 38'. Goli i barazimit të Të Kuqve ka ardhur në pjesën e dytë të lojës në minutën e 51' me anë të Origi, por vetëm katër minuta më pas Wolves kanë dyfishuar shifrat me një super gol të Neves. Kjo është humbja e dytë për Liverpool për 2019-ën ndërkohë që sfida më e afërt është ajo në kampionat ndaj Brighton.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/tA9szf9693Ad1b942k4h_07_e792bd06c44b144e0fc4793a2a5eceee_video_720p_converted.mp4
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/uXac3SJPYqMRinoL1Hnd_07_fbb501ca3e70e46be3a5a0a4afe19830_video_720p_converted.mp4
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/WTveeZWLtNHHRcx9QxSV_07_7d09621ddf19c326dfbe06bab8d5e1f6_video_720p_converted.mp4