Të gjitha shkollat e larta të Tiranës sot kanë bojkotuar mësimin në ditën e parë të vitit të ri. Në disa prej fakulteteve kryesore u varën banderola të mëdha ku shkruhej "Bojkot" ndërsa godina e rektoratit në shëshin nënë tereza u mbulua thuajse e tëra nga një parrullë gjigande. Që në ora 08 30 të mëngjesit studentët protestues bllokuan dyer e fakulteteve në mënyrë që asnjëri të mos hynte në mësim. Studentët më aktivë në protestë tek inxhinjeri e ndërtimit kanë deklaruar për mediat se kjo ishte një masë e marrë ndaj kërcënimeve dhe telefonatave që ta dhe prindrit e tyre kanë pasur për të ndërprerë manifestimin përpara kryeministrisë. Kjo ka pak gjasë të jetë e vërtetë sepse bllokimi ka ndodhur në shumë vende dhe duket që ai nuk ka qenë një reagim i çastit por një strategji e menduar më parë.
Ky episod është përdorur edhe nga Edi Rama për ti dhënë peshë më të madhe propagandistike në komunikimin e tij publik: “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore” shkroi menjëherë pas transmetimit të pamjeve të para filmike kryeministri. Mediat pranë tij kanë filluar ti bëjnë jehonë fakteve se disa studentë tek Universiteti Bujqësor i janë rikthyer mësimit po ashtu si edhe disa të tjerë në Elbasan.
Megjithatë në ditën e parë të rikthimit në shkollë në 7 janar duket se pjesa më e madhe e studentëve i janë bashkuar thirrjeve të organizuara për bojkot dhe numri i atyre që nuk janë paraqitur në auditorë është disa fish më i lartë se ai i atyre që kanë vendosur të marshojnë drejt kryeministrisë dhe të protestojnë para saj.
Ndërkohë lëvizja "Për Universitetin" ka theksuar me një parrullë gjigante para kryeministrisë thelbin e kërkesave për Edi Ramën që po mbajnë gjallë protestën:
Ul tarifat e masterit!
Vota studentore 50%!
Dyfisho buxhetin!
Jo para për privatët!
ANULO LIGJIN!

Ndërsa studentë të tjerë me sa duket të mirë organizuar kanë mbuluar sot godinat me thirrjet për bojkot.
Fakulteti i Shkencave Sociale bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00

Fakulteti i Shkencave të Natyrës bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00

Banderola e varur tek rektorati: "Sot vendosim ne"

Filologjiku

Inxhinjeria

©Lapsi.al