Flash

Real ka një telash më shumë, Modric del hapur: “Problemet tona nuk janë arbitri dhe Var, por…”

Lapsi.al 7 January 2019
Real ka një telash më shumë, Modric del hapur: “Problemet

Ikja e Cristiano Ronaldo duket se është vetëm pjesa e parë e një perandorie që po shpërbëhet. Është një dëshirë për tu larguar e të gjithëve që deri tani Real Madrid e ka bllokuar, por që shpejt mund të bëhet e papërballueshme. U kuptua që në fillim të sezonit dhe e konfirmoi humbja në shtëpi e Real Sociedad. Sepse pas zërave të merkatos së verës për Marcelo e cështja Isco, kthehen fuqishëm dyshimet për Luka Modric.

"Problemet tona nuk janë arbitri dhe Var: shumë prej nesh nuk po luajnë sipas standardeve të tyre, unë i pari. Nuk mund ti nisim skandal të gjitha ndeshjet. Krijojmë shumë, topi nuk hyn, por nuk është cështje fati: duhet të shohim në fytyrë realitetin e të përmirësohemi, duke arsyetuar si burra për ti rregulluar gjërat”, tha mesfushori kroat.

Është e qartë se Modric e ka humbur durimin. Pasi qendroi në Madrid, ndoshta jo shumë i bindur, mund të ketë ardhur moment për të nisur një aventurë të re. Ndoshta tek Inter, skuadër që e dëshiroi pak muaj më parë, e që mund të kthehet në varkën e shpëtimit për mesfushorin e palumtur në Bernabeu.

Ndoshta kontrata që mbyllet në 2020 e që nuk është rinovuar akoma dhe 34 vjecari nuk ka ndërmend ta bëjë. Dëshira e lojtarit mund të jetë decisive, për të bindur Florentino Perez që të mos e rrisë cmimin. Për tani Ausilio mbetet në pritje, por në ndryshim me disa muaj më parë, blerja e Modric nuk duket më aq ëndërr.

Të këshilluara

Arrestohet Wayne Rooney

Futbollisti i njohur anglez, Wayne Rooney është vënë në pranga nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Daily Mail” raporton se ish-sulmuesi i Manche...

22:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI