Flash

Neymar i bien flokët në Coupe de France!

Lapsi.al 7 January 2019
Neymar i bien flokët në Coupe de France!
Do ishte bukur nëse do flitej për veprimet spektakolare, golat e cmendur apo asistet milimetrike të Neymar Jr. Por gjithcka me të cilën braziliani po bëhet prezent nuk ka lidhje me lojën. Flitet gjithnjë për sjelljet e tij, daljet mondane, akrobacitë pasi ka pësuar (ndoshta) një faull ose për flokët e tij. Në fakt, pas fotove me modelin e tij të ri, braziliani është parë pak deri në prezantimin e parë të 2019, atë kundër Pontivy në Kupën e Francës, kur tre nga gërshetat false të shtuar tek flokët e tij të vërtetë, i ranë nga koka. Domethënë, një ndeshje ku të bien flokët... Nuk ka rëndësi se ka luajtur një ndeshje super, as që shënoi golin e dytë: sepse flitet vetëm për gërshetat e tij. Qesharake, por kështu është e ndoshta ka filluar që kur verën e kaluar Eric Cantona e pagëzoi flokë makarona. Gjithnjë në rrjetet sociale, O’Ney nuk e humb sensin e humorit … por jo për shumë: publikon në Instagram një imazh të tre gërshetave ‘të rënë në betejë’ duke shkruar “Pas pak” me dy ikona që qajnë. Kushedi nëse bookmakers do ta kuotojnë aplikimin e gërshetave në kokën e kampionit brazilian, apo do të besojnë në bastin ‘spastrim total’, në varësi të asaj që Neymar ka dashur të thotë me postimin e tij.

Të këshilluara

Arrestohet Wayne Rooney

Futbollisti i njohur anglez, Wayne Rooney është vënë në pranga nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Daily Mail” raporton se ish-sulmuesi i Manche...

22:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI