Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Meta flet për ndryshimet në qeveri: Ajo që më shqetëson tani...

Lapsi.al 7 January 2019
Meta flet për ndryshimet në qeveri: Ajo që më shqetëson

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha një përgjigje diplomatike lidhur me shkarkimin e 70% të ministrave në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në News24. Kreu i Shtetit tha se është më i shqetësuar lidhur me negociatat që duhen çelur me Bashkimin Europian sesa për emrat e ministrave.

“Ajo që më shqetëson në këtë fillim janari, është ajo pikërisht që shpreha një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në qershor, se “Shqipëria do të ketë një mundësi qershorin e ardhshëm”, pra atë që po vjen, për çeljen e negociatave, nëse do të realizojë disa suksese në disa reforma kyçe që tashmë dihen. Madje edhe një ditë pas unë kam thënë që nuk është koha për t’u gëzuar, sepse një vit kalon. Siç kalon një ditë, do të kalojë edhe një vit.

Shqetësimi im është që në këto 16 muaj nuk kemi atë klimë përgjegjshmërie midis aktorëve kryesorë, në radhë të parë do të thoja të qeverisë e të opozitës, dhe të funksionimit të Kuvendit për të dhënë ato garanci që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë, ose partnerët ndërkombëtarë se Shqipëria do të mundë të çelë negociatat në qershorin që po vjen. Kjo është më e rëndësishmja” - tha Meta dhe shtoi:

“Çështja e ministrave? Kjo është një zgjidhje e kryeministrit për të bërë vlerësimet e tij, për të propozuar, për të dhënë shpjegimet e tij. Për mua, sikurse e kam shprehur që ditën që jam njohur me këto ndryshime, duhet të ndryshojnë disa politika, sepse e kam thënë dhe e them prapë: “Mund ta ndryshojë çdo ditë ministrin e Bujqësinë. Në rast se nuk do të ndryshojmë politikën për bujqësinë, mbështetjen për bujqësinë, kjo është një gjë që nuk do t’u shërbente as fermerëve, as ekonomisë sonë kombëtare dhe askujt tjetër” – tha Meta.

Të këshilluara

Basha ngre një dolli për gazetarët (FOTO)

Në 28-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur një dolli për të gjithë gazetarët. Duke vlerësuar profesionin fisnik, k...

19:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI