Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Kush është Adi Dule? Miku i Ramës që ankohet për famën e marrë nga oxhaku

Lapsi.al 7 January 2019
Kush është Adi Dule? Miku i Ramës që ankohet

Në programin “Xing me Ermalin”, përveç kryeministrit, vëmendje mori dhe një objekt, i cili më shumë se këdo, duket se ka shqetësuar të zotin e tij për famën e marrë. Bëhet fjalë për oxhakun e punuesit të qeramikës, Adi Dule. Kryeministri Rama është shfaqur në studion e Dules në një prej xhirimeve të programit, ku një objekt i diskutuar në media si tepër i shtrenjtë ra në sy, që është oxhaku i shumëpërfolur.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Dules, mik i ngushtë i kryeministrit Rama, i cili e ka cilësuar median duke përdorur termat e këtij të fundit si “kazan mediatik”.

Dule ankohet se ka 40 vite që merret me punimin e baltës dhe ende nuk ka marrë famën e oxhakut të studios së tij.

“Ju rre menia se Ed Rama mundet me grushta si ato te boksiereve amatore qe zihen neper garazhet e lagjeve te Bronksit, nderkohe qe ai eshte ne rastin me te keq 10 vjet para jush dhe ne rastin me te mire 100! ", i drejtohet  Dule gazetarëve duke e ngritur në piedestal mikun e tij me të cilin shprehet se nuk e lidh asnjë interes material.

Por kush është artisti, i cili ankohet se i është mohuar fama dhe që u bë më në fund i njohur prej oxhakut të tij?

Ai në fakt nuk është aq i panjohur sa pandeh. Dule kandidoi për deputet në vitin 2005 për LSI-në përballë Andis Harasanit dhe u tërhoq nga gara. Kjo tërheqje e tij e befasishme u komentua në media asokohe. Për të thuhej se ishte paguar që të bënte një gjë të tillë.

Dy vite më parë, ai ishte me Ramën në New York në Maria Goodman Gallery, vend ku kryeministri kishte shfaqur punët e tij artistike. Ishte Dule ai që posoi në rrjetet sociale imazhe nga ekspozita, ku kryeministri shfaqej në prani të bashkëshortes, Linda Ramës, çfarë vërteton afrinë e tij me kreun e qeverisë.

Ndonëse në shtëpinë e tij, Dule ngrohet me një kalorifer të cilin e gjen me pak para në treg, për studion punuesi i qeramikës ka shpenzuar disa mijë euro, për t’u ngrohur prej një oxhaku të denjë.

Ashtu si nuk i shkon për shtat një artisti, i prekur më shumë për Ramën se për veten, krejt banalitet, Dule shkruan në fund të reagimit të tij:

“Atij me keto forma do t’i hani shume shume mjaltin e kosheres se mengjesit kur i clodhur nga gjumi shkund bletet ne koshere. Ndersa me mua e vetmja forme te merreni eshte t’jua shumefishoj leket e oxhakut kaush ne vrimen ku ska shkuar ende doza e botoksit.Te fala edhe nga oxhaku!”, u shpreh ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Sulmohet ambasada amerikane në Athinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të ditës së sotme nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi u krye në hyrje të ...

13:01

Rama: Protesta shembullore po merret peng

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve. Mbyllja e dyerve të universiteteve në formë simbol...

12:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI