Flash

I ftohti i madh dhe reshjet e dëborës, mbyllen shkollat në disa fshatra në veri

Lapsi.al 7 January 2019
I ftohti i madh dhe reshjet e dëborës, mbyllen shkollat në disa

Në fshatet Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj dhe Buzmadh nuk po zhvillohet mësim.

Burime nga Drejtoria e Arsimit të Kukësit bëjnë me dije se temperaturat në minus 9 gradë kanë bërë që të merret ky vendim. Probleme ka pasur si në lëvizjen e makinave, ashtu edhe në furnizimin me energji elektrike të këtyre zonave malore.

“Kjo ka bërë që në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj., të mos zhvillohet procesi mesimor”, – u shpreh për Fax News Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit.

Sipas tij, në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.

Të këshilluara

Sulmohet ambasada amerikane në Athinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të ditës së sotme nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi u krye në hyrje të ...

13:01

Rama: Protesta shembullore po merret peng

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të studentëve. Mbyllja e dyerve të universiteteve në formë simbol...

12:47

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI