Flash

Gjendet e pajetë modelja australiane

Lapsi.al 7 January 2019
Gjendet e pajetë modelja australiane

Modelja, aktorja dhe prezantuesja televizive australiane,Annalise Braakensiek , është gjendur e pajetë në apartamentin e saj në Sydney.

Braakensiek, e cila u bë e famshme që prej moshës 16-vjeçare, duke u paraqitur në kopertinat e revistave dhe duke marrë pjesë në show të famshëm televizivë, u përfshi vitet e fundit në punë vullnetare në organizata për parandalimin e vetëvrasjeve teksa përpiqej të hidhte pas krahëve vdekjet e miqve dhe gjyshit të saj.

Trupi i modeles 45-vjeçare u gjet i pajetë ta apartamentin e saj në Sydney pasi miqtë e saj ngritën shqetësime për të. Sipas “the Guardian”, ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e vdekjes së modeles nuk është kryer ende, mirëpo nuk ka rrethana të dyshimta që të bëjnë të mendosh për një krim.

Të këshilluara

Pas marteses, Justin kërkon Selenën sërish

Pas problemeve serioze me shëndetin, Selena Gomez është fokusuar tek mirëqenia e saj fizike dhe mendore. Një vendim që ka marrë për t’u përmirësuar është shmang...

17:10

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI