Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha bën skanerin e ministrave të rinj: Njëra anonime, tjetra shoqëronte Rifomaton

Lapsi.al 7 January 2019
Berisha bën skanerin e ministrave të rinj: Njëra anonime, tjetra

“Kjo qeveri është në grahmat e fundit dhe do të rrëzohet përsëri”. Kështu i komenton ish-kryeministri Sali Berisha ndryshimet e fundit në qeveri. Në një intervistë në studion e “Ora News”, Berisha bëri akuza të forta ndaj Belinda Ballukut, që zëvendëson Damian Gjiknurin në krye të ministrisë së Transporteve dhe Energjisë dhe Gent Cakajt, i zgjedhur nga Rama ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në vend të Ditmir Bushatit. Gjithsesi Berisha e vlerësoi Bushatin për qëndrimin e tij për mos ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi. Më poshtë skaneri i Berishës për qeverinë e re.

Disa nga batutat e Berishës për ministrat e rinj

Anila Demaj

“Ra qeveria. Çfarë solli në qeveri ky? Solli hiçin, pothuajse negativ. Jua dha financat një personi që falimentoi Fondin e Sigurimeve Shëndetësore vetëm e vetëm se është shoqëri e madam Bahës. Asnjë meritë nuk ka ajo zonja Demaj se shikoni farmacitë, s’kanë marrë paratë e rimburësimeve. Janë në falimentim për shkak të fondit”.

Belinda Balluku

“Mori po Belindën, shoqëruesen e Riformatos që e kalonte Riformaton pa kontrolle, pa chek-up-e, për transportin e drogës e me radhë. Balluku ka shoqëruar Riformaton i cili nuk rezulton në sistemim TIMS. Kush e nxori nga sistemi TIMS? Se Riformato nga Rinasi u nis”.

Erion Braçe

“Zgjodhi Erjon Braçen… Kur unë denoncova avionët që uleshin në rrugën e fshatit Bedat, se unë e dija se kisha qenë, Erion Braçe në parlament tha: “S’ka rrugë fare në Bedat, ndërkohe që ajo rrugë përdorej si pistë avioni por ku e fshihte për Kokoneshin, seç është një trafikant kryetar bashkie”.

Gent Cakaj

Gent Cakaj një “pjon i Baton Haxhiut”. Ky i fundit “argat i fshehtë i Beogradit në Prishtinë”. Cakaj u vu në këtë post se është mbështetës i ndarjes së Kosovës. Kjo është fatkeqësi e madhe që diplomacia e këtij vendi uzurpohet nga një individ si ky. Ky zotëri përfaqëson më shumë se këdo tjetër Beogradin, argatin e fshehtë Baton Haxhinë, që në fakt është edhe shefi i argatëve të Beogradit në Prishtinë”.

Ditmir Bushati

“Ditzi Bushati ka qenë katastrofal për sa i përket marrëveshjes me Greqinë, por ai ka mbajtur qëndrim konkret për sa i përket mos ndryshimit të kufijve. Dhe kjo është e vërteta. Kurse në aspekte të tjera ai ka qenë larg atij posti sa këtu e në hënë me thënë është pak. Ai ishte i lidhur, me fakte, me bandat më të rrezikshme në Shkodër. Dhe një ministër i Jashtëm që ishte i lidhur me bandat se kishte vendin në ministri të Jashtme, por te bandat. Por, kjo nuk më pengon të them, që ai në çështjen e ndryshimit të kufijve pati instinktin politik për t’iu kundërvu haptaz”.

Të këshilluara

Basha ngre një dolli për gazetarët (FOTO)

Në 28-vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha ka ngritur një dolli për të gjithë gazetarët. Duke vlerësuar profesionin fisnik, k...

19:54

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI