Flash

Zbulohet letra që PD u ka dërguar ndërkombëtarëve: Si Rama po godet mediat

Lapsi.al 6 January 2019
Zbulohet letra që PD u ka dërguar ndërkombëtarëve: Si

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, Albana Vokshi informoi të gjithë institucionet ndërkombëtare, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbi projektligjet e qeverisë për të kontrolluar median online në Shqipërinë.

Në këtë letër zyrtare, Vokshi raporton se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët. Projektligjet janë hartuar pas një fushate të kryeministrit që e ka cilësuar median “kazan”, “media e rremë” apo “gazetari e papërgjegjshme”. Më tej, evidentohet se organizatat e pavarura të media, intelektualë dhe opozita i kanë kundërshtuar ashpër këto nisma që kërkojnë të nënshtrojnë median online përmes një kontrolli politik që shkon nga gjobitja e tyre deri në ndalimin e lirisë së aksesit në internet.

Gjithashtu, 4 organizata të njohura ndërkombëtare si; Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe PEN International i kanë kërkuar kryeministrit të tërheqë menjëherë këto projekligje.

“Përkundër reagimeve të tilla, qeveria duket se synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure.

Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për ti bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projektligjet e propozuara të censurës si dhe të bashkëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”- thuhet në letrën e znj Vokshi për ndërkombëtarët.

Lexoni KETU letrën e plotë drejtuar Hahn, Fleckenstein, Kukan

Letra u është dërguar;

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri

Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë

Prezëncës së OSBE-së në Tiranë

Të gjithë ambasadave të vendeve anëtare të BE në TIranë

Znj Doris Pack, Presidente e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane

z Johannes Hahn, Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

z Kunt Fleckenstein dhe z Eduard Kukan, eurodeputetë

z Michael Abramoëitz, President i organizatës Freedom House

z Christophe Deloire, Sekretar i Përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij

znj Dunja Mijatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës

z Claus Neukirch, Kryetar i Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri

z Harlem Desir, Përfaqësues i OSBE për lirinë e medias

Znj Mariya Gabriel Komisionerja Europiane për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale

Ambasada e Austrisë

Ambasada e Bullgarisë

Ambasada e Çekisë

Ambasada e Francës

Ambasada e Gjermanisë

Ambasada e Greqisë

Ambasada e Hollandës

Ambasada e Hungarisë

Ambasada e Italisë

Ambasada e Kroacisë

Ambasada e Maltës

Ambasada e Polonisë

Ambasada e Rumanisë

Ambasada e Sllovakisë

Ambasada e Sllovenisë

Ambasada e Spanjës

Ambasada e Suedisë

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI