Flash

Shënon barazimin 3-3 në të 95', pret penalltinë në minutën e 99': Will Evans futet në histori

Lapsi.al 6 January 2019
Shënon barazimin 3-3 në të 95', pret penalltinë në

Të shënosh në të 95' e të presësh penallti në të 99' në të njëjtën ndeshje është një episod unik në botën e futbollit që meriton të tregohet në detaje. Will Evans, 27 vjecari, mbrojtësi i Chesterfield (divizioni i pestë anglez), do të mbetet në historinë e futbollit për atë që ndodhi në ndeshjen e fundit. Chesterfield është e 22-ta nga 24 skuadrat e divizionit e në ndeshjen në shtëpi kundër Ebbsfleet, që ndodhet rreth 10 vende më lart në tabelë humbiste 0-3 në minutën e 63'.

Pikërisht këtu fillon përmbysja me Tom Denton, Marc-Antoine Fortunè e atëherë kur dukej se nuk kishte më vend për mrekulli Chesterfield barazon rezultatin në të 95', me një goditje me kokë të Evans, duke barazuar rezultatin. Është një rikuperim fantastik, por asgjë në krahasim me atë që duhet ende të vijë. Portieri Callum Burton cmendet dhe me topin në duar godet me grusht kundërshtarin që po e presonte. Penallti dhe karton i kuq për portierin. Evans në këtë pikë u detyrua të kthehej në portë, duke shpresuar në drejtësinë hyjnore.

Në pikën e bardhe prezantohet Michael Creek, por goditja e tij u prit nga portieri i improvizuar, i njëjti lojtar që 4 minuta më parë kishte barazuar rezultatin e tani e shpëtoi. Për Chesterfield është një pikë që do të mbahet mend gjatë, po për Evans është një ditë që nuk do të harrohet kurrë.

Të këshilluara

Video/ Jesus bën poker për Manchester City

Nuk ndalet Manchester City, edhe pse e ka siguruar rezultatin kualifikues ën raundin e ardhshëm të FA Cup. Gabriel Jesus ka shënuar edhe golin e katërt për skua...

16:17

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI