Flash

Plagosin dhe hedhin në lumë bashkëkombësin, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Lapsi.al 6 January 2019
Plagosin dhe hedhin në lumë bashkëkombësin, arrestohen 2

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Venezia, pasi kanë plagosur me armë zjarri një 25 vjeçar me origjinë shqiptare në tentativë për ta vrarë.

Në pranga kanë përfunduar Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të akuzuar për vrasjen në tentativë të bashkëkombësit të tyre me iniciale D.E.

Mediat vendase shkruajnë se dy shqiptarët e arrestuar, pasi kanë qëlluar me armë në pjesën e trupit të riun, e kanë futur atë në makinë dhe e kanë hedhur  në lumë duke menduar se ka vdekur.

25-vjecari ka arritur të dalë në breg dhe ka kërkuar ndihmë. Ai është shtruar në spitalin San Dona. Dy shqiptarët akuzonin bashkëkombësin  për vjedhjen e kokainës së tyre, por 25-vjeçari ka mohuar se ka lidhje zhdukjen e saj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI