Flash

Moti i keq/ Këto janë rrugët ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Lapsi.al 6 January 2019
Moti i keq/ Këto janë rrugët ku duhet të lëvizni me

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi mëngjesin e sotëm se si pasojë e motit të keq me reshje dëbore dhe me ngrica, në disa rrugë në vend është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Këto akse janë: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Sipas ARRSH, asnjë nga akset kryesore të vendit nuk është bllokuar.

Njoftimi nga ARRSH:

?Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve,? pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

? Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.?‍?

?Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.❄

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI