Flash

Inter i pandalshëm: pas Godin, nis sulmin për Herrera e Robben

Lapsi.al 6 January 2019
Inter i pandalshëm: pas Godin, nis sulmin për Herrera e Robben

Pratikisht ka mbyllur cështjen Godin, por Inter vazhdon të shohë me prioritet merkaton e parametrave zero e hedh sytë tek të tjerë lojtarë në skadencë kontrate. Sipas Gazzetta dello Sport, zikaltrit po ndjekin me interes situatën e Hector Herrera, në dalje nga Porto dhe Arjen Robben, që është gati të largohet nga Bayern Mynih në fund të sezonit. Në listën e kontrollit të Ausilio e Marotta janë gjithashtu edhe Matteo Darmian, i vendosur të kthehet në Itali pas eksperiencës tek Manchester United, por edhe Valencia, gjithnjë në skadencë me Djajtë e Kuq.

I liruar nga limitet e FFP, Inter po mendon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të mund të ngushtojë diferencën kualitative nga Juventus. Nga qershori do të jetë një Inter me dy fytyra, me Marotta që po aplikon ndërthurjen e të rinjve me eksperiencën, forcë dhe personalitet. Idea e administratorit të deleguar zikaltër, është ajo e afrimit të sa më shumë lojtarëve, të aftë të ngrenë nivelin e organikës, për të luajtur Champions pa kokëcarje.

Ky fakt ka anashkaluar edhe moshën e lojtarëve të kërkuar, duke qenë se kualiteti i tyre nuk diskutohet: ata janë mësuar të luajnë ndeshje të vështira e mund të ndihmojnë të rinjtë të rriten. Robben mund të mos luajë të gjitha ndeshjet e sezonit, por ato që kanë rëndësi po. Ndryshe diskutimi për Herrera, që është 28 vjec, por mund ti japë cilësinë e munguar zikaltërve në mesin e fushës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI