Ajo prej disa kohësh në disa intervista është shprehur se do të sjellë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm për të dhe duket se ka ardhur momenti që të zbulohet surpriza.
Era në një intervistë për “Telegrafin” u shpreh se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi. “Do të sjell atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motren time, Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme në mesin e disa bashkëpunimeve tjera.”- ka perfunduar Era.