Flash

Çfarë do të ndodhë nga nesër për makinat me xhama të zinj

Lapsi.al 6 January 2019
Çfarë do të ndodhë nga nesër për makinat me

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se duke nisur nga nesër nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!” - thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI