Flash

Berisha: Si po i poshtëron Rama të rinjtë e FRESSH

Lapsi.al 6 January 2019
Berisha: Si po i poshtëron Rama të rinjtë e FRESSH

Sali Berisha shkruan në Facebook se Edi Rama, i ndodhur përballë presionit të studentëve dhe protestave të tyre, sulmoi FRESSH duke fajësuar ata në mënyrë të padrejtë. Ai e cilëson si akt antikombëtar denatyrimin dhe demonizimin, që i bëri Edi Rama forumit rinor të kësaj partie, FRESSH.

Sipas Berishës, Rama dhe lidhjet e tij me krimin e kanë shndërruar Partinë Socialiste në një organizatë trafikantësh. 

“Demonizimi dhe denatyrimi i FRESSH, akt antikombetar i Edvin Kristaq Rames! Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, me lidhjet e tij te fuqishme me grupet kriminale, futjen e vrasesve, trafikanteve, pengmarresve ne parlament dhe institucionet e tjera te shtetit, psikologjine e tij te “krimit te dobishem” per karrigen dhe kuleten, ka shnderruar gjate ketyre viteve Partine Socialiste ne nje organizate kriminale trafikantesh, vrasesish, hajdutesh, pengmarresish, perdhunuesish dhe kjo perben ndeshkim madhor per kete force politike.

Por ne daren e revolucionit studentor demokratik te dhjetorit 2018, Edi Rama, i sfazuar dhe ne panik te madh eshte versulur per te gjetur fajtorin kunder Forumit Rinor te Partise Socialiste, organizate rinore qe nuk mund te konsiderohet nje organizate krimiminale si Partia Socialiste. Versulja e tij me terbim kunder kesaj organizate buroi nga fakti se anetare te saj, ne perputhje me idealet e tyre per drejtesi sociale, moren pjese ne protestat masive studentore njelloj si anetaret e forumeve te partive te tjera dhe studentet e pa lidhur me ndonje force tjeter politike.

Ne betejen e tij per demonizimin dhe denatyrimin e FRESSHit Edvini perdori metoda te vjetra dhe te sigurimit te shtetit e stalinistie. Ai fillimisht perdori freshistet si grevethyes duke i detyruar disa prej tyre te marrin pjese ne takimet e monologut te tij. Por pas deshtimit te plote te farses se monologut ai beri koke turku kreun e freshisteve dhe e detyroi ate te jape doreheqjen. Pas kesaj, ai ne mbledhjet e kryesise dhe asamblese te se organizates kriminale, fajtor kryesor per protestat e studenteve beri FRESSHin sikur te ishte ky forum rinor pergjegjes per ligjin klienteles se arsimit te larte, vjedhjet e tij dhe ministrave te tij, sarajet e Surrelit dhe vilen luksoze te madam Viles, mbushjen e parlamentit , qeverise me trafikante dhe kriminele etj etj.

Pas ketyre dhe vendimeve te tij qe kane si qellim mashtrimin dhe manipulimin e studenteve dhe ndezjen ne universitet te nje lufte nderstudentore dhe midis studenteve dhe pedagogeve, Rama ka pregatitur keto dite grupe freshiste te misionit te ulet por te deshtuar te perçarjes se protestes, devjimit te shenjestres dhe objektivave te saj duke e demonizuar dhe denatyruar kete organizate dhe poshteruar antaret e saj duke i detyruar te paraqiten si besprere, grevthyes, spiune te qeverise, norma keto larg idealeve te pasterta te drejtesise sociale te te rinjve shqiptare.

Keto qendrime te denueshme dhe antikombetare te Edi Rames, shkaterruese per FRESSHin jane deshmi e agonise se tij politike por me pasoja te renda per vendin pasi ndeshkojne ne menyre perfundimtare riperteritjen e Partise Socilaliste bazuar ne parimet e social demokracise europiane. sb”, shkruan Berisha. 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI