Flash

3 të arrestuar në Tepelenë, kapen me 102 kg kanabis

Lapsi.al 6 January 2019
3 të arrestuar në Tepelenë, kapen me 102 kg kanabis

Policia në Tepelenë sekuestroi 102 kilogramë kanabis dhe arrestoi 3 persona.

Në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në makinën që po udhëtonin 30-vjeçari E.L., 24-vjeçari E.L. dhe 39-vjeçari A.B., u gjetën dhe sekuestruan 63.6 gram kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë që përdorej nga të arrestuarit në fshatin Zhulaj u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotiken në total 102 kg kanabis.

Njoftimi nga policia:

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë e mundur ndalimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë;

– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj;

-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit E.L dhe E.L, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI