Flash

Vrau të bijën/ Ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur

Lapsi.al 5 January 2019
Vrau të bijën/ Ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur

Ngjarja e rëndë në Korfuz ku një baba vrau të bijën, mund të ishte shmanguar në rast se do t'i kushtohej vëmendje një incidenti të ndodhur një vit më parë.

Avokati i 52-vjeçarit shqiptar, Vasilis Noulezas ka konfirmuar se më 31 Janar 2017, Aleko Petro ishte paraqitur në polici për t’u njohur me ankesën që kishte bërë Anxhelina ndaj tij. Një vit më parë Aleko kishe shkuar për të marrë me forcë të bijën në shkollën profesionale ku ajo studionte.

“Ai donte ta merrte në makinë dhe të largohej. Vajza kundërshtoi dhe nuk ra dakord”, thotë avokati i Aleko Petros.

Pas këtij incidenti, reagoi edhe drejtori i shkollës, i cili e referoi rastin tek një punonjës social. Ky i fundit më pas shkoi në departamentin e policisë, ku u regjistrua si denoncim. Anxhelina Petro kishte raportuar gjithashtu në polici se babai i saj vazhdimisht i ndërhynte në jetën personale.

Më 31 Janar, Aleko Petro u paraqit në stacionin policor për t’u njohur me ankesën që ishte bërë në adresë të tij. Ai mësoi se vajza, Anxhelina Petro, ishte ankuar për sjelljen që kishte bërë, por e gjithë çështja u mbyll pasi 52-vjeçari deklaroi se një sjellje e tillë nuk do të përsëritet.

Aleko Petro debatonte vazhdimisht me vajzën pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan, që ishte birësuar nga një familje greke. Një vit më pas, kur 29-vjeçarja shkoi në banesën e të atit për ta takuar për festat e fundvitit, mes tyre lindi një debat i ashpër që përfundoi me vrasjen e Anxhelinës.

I ati, Aleko, e goditi më shumë se 7 herë me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin e saj e varrosi në oborrin e shtëpisë së tij. 52-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Ai pritet të dalë para gjykatës greke për masë sigurie.

Të këshilluara

Tre lëkundje tërmeti brenda natës në Jug

Mbrëmjen e kaluar Jugu i Shqipërisë u trondit nga një tërmet, i cili është pasuar dhe prej dy lëkundjeve të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 2...

11:28

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI