Hell’s Kitchen” ka shpallur mbrëmjen e djeshme në natën finale triumfuesin e këtij spektakli plot sfida. Ervini është konkurenti që rrëmbeu fitoren në edicionin e parë të spektaklit të famshëm të gatimit.
Sipas shefit drejtues të këtij spektakli ai e meritoi fitoren sepse: “Detajet, shija e fortë dhe ngjyrat që ishin sipër pjatës e bënë fitues Ervinin”.
Nga ana tjetër Ervini u shpreh mjaft i lumtur që u kurorëzua me fitoren e “Hell’s Kitchen” edhe pse ka një eksperiencë të gjatë në kuzhinë.
![]()
Renato Mekolli ka deklaruar se “Hell’s Kitchen” do të rikthehet sërish në një sezon të dytë me skenografi dhe plane të reja ashtu si i meriton.