Flash

Kritika ndaj autoriteteve gjermane, akuzohen se ishin në dijeni për rrjedhjen e informacionit

Lapsi.al 5 January 2019
Kritika ndaj autoriteteve gjermane, akuzohen se ishin në dijeni për

 

Autoritetet e sigurisë kibernetike të Gjermanisë u kritikuan për shkak se ishin në dijeni për javë të tëra, të një sulmi të madh ndaj të dhënave të qindra politikanëve. Këtë nuk ia kishin treguar policisë.

Gazetarët, njerëz të njohur dhe politikanët – përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel – janë në mesin e personave të dhënat personale të së cilëve janë publikuar online.

Sulmet kibernetike kanë ndodhur përgjatë muajit dhjetor të vitit 2018, por informacionet për sulme të tilla nuk ishin bërë publike deri të premten.

Ende është e paqartë se kush është përgjegjës për këto sulme.

Zyra Federale e Sigurisë së Informacionit (BSI) është duke u përballur me kritika të shumta, pasi doli se ka qenë në dijeni për rrjedhjen e këtyre informacioneve që prej muajit dhjetor, ndërkaq Zyra Federale për Krime, ishte njoftuar për një gjë të tillë vetëm të premten, më 4 janar.

Shefi i BSI-së, Arne Schoenbohm i ka thënë radios Phoenix se ekipi i tij “ka mbajtur bisedime më herët në dhjetor me disa anëtarë të parlamentit” dhe kishte krijuar një ekip “për t’iu përgjigjur këtij incidenti”.

Kontaktet, bisedat private dhe detajet financiare të figurave politike – përveç të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë AFD – ishin postuar në Twitter.

Ministria e Brendshme gjermane ka thënë se nuk ka dëshmi se sistemet parlamentare dhe qeveritare të jenë komprometuar dhe ende nuk është e qartë se nëse sulmet kibernetike janë kryer duke hakuar, apo dikush ka pasur qasje në këto informacione dhe i ka publikuar.

Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa rrjedhjes së këtyre informacioneve, ndonëse dyshimet kanë rënë mbi grupet e krahut të djathtë në Gjermani, por edhe mbi Rusinë.

Rusia edhe në të kaluarën është akuzuar se ka kryer sulme kibernetike në Gjermani.

 

Të këshilluara

Meta dekreton shkarkimin e ministrave

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për largimin nga detyra të pjesës më të madhe të ministrave, vjen dhe dekretimi prej presidentit Meta. Presidenca ka kon...

13:03

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI