Flash

Ilir Meta nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit

Lapsi.al 5 January 2019
Ilir Meta nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit

Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar me dekretimin e emrave të ministrave të shkarkuar dhe atyre të propozuar prej kryeministrit Edi Rama.

Ajo që vihet re është se shkarkimi i ministrit të Jashtëm, Dimir Bushati nuk është dekretuar prej presidentit.

Meta ka dekretuar shkarkimin e 6 ministrave: Nikolla, Ahmetaj, Peleshi, Gjiknuri, Kumbaro dhe zv.ministren Qato.

Në rradhët e ministrave të rinj të dekretuar janë Bledi Çuçi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali. Presidenti i vendit ka dekretuar dhe zv.kryeministrin e ri Erion Braçe.

Në pritje për t'u dekretuar janë emrat e propozuar në postin e ministrit/es: Besa Shahini, Anila Denaj, Genti Caka, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.

Mbetet për t'u parë nëse do të dekretohet largimi i Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe nëse do të pranohet emërimi i pesë emrave të tjerë të rinj të cilët kanë mbetur në pritje.

Në bazë të nenit 98 të Kushtetutës, presidenti i Republikës ka afat 7 ditë që të dekretojë ministrat që nga momenti i mbërritjes së propozimeve të bëra nga kryeministri.

Brenda 10 ditësh, është Kuvendi ai që do të votojë më pas dekretin e presidentit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI