Flash

Gazmend Musta: Gruan e vrava se më ofendoi, nuk duroja dot më

Lapsi.al 5 January 2019
Gazmend Musta: Gruan e vrava se më ofendoi, nuk duroja dot më

Gazmend Musta, ka deklaruar ditën e sotme në gjykatën e Krimeve të Rënda arsyen e vrasjes së gruas dhe kunatës së tij.

“Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”, u shpreh Musta para togave të zeza.

Gazmendi është irrituar në momentin që bashkëshortja e tij ka këmbëngulur për të shkuar në fshatin Drizar për vizitë te prindërit e saj. Në këmbëngulje e sipër ajo është shprehur se do të shkonte bashkë me fëmijët vetë në fshat.

Kjo gjë e ka zemëruar edhe më Gramozin, i cili është shprehur se ai është burri i shtëpisë dhe se ai duhet të vendoste se çfarë do të bëhej.

Pas këtij debati ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshorten, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Ata jetonin në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Të këshilluara

Meta dekreton shkarkimin e ministrave

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për largimin nga detyra të pjesës më të madhe të ministrave, vjen dhe dekretimi prej presidentit Meta. Presidenca ka kon...

13:03

Tre lëkundje tërmeti brenda natës në Jug

Mbrëmjen e kaluar Jugu i Shqipërisë u trondit nga një tërmet, i cili është pasuar dhe prej dy lëkundjeve të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 2...

11:28

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI