Flash

U rrëmbye pasi doli nga shtëpia, lirohet pas 8 ditësh biznesmeni grek

Lapsi.al 4 January 2019
U rrëmbye pasi doli nga shtëpia, lirohet pas 8 ditësh biznesmeni

Biznesmeni grek Nikos Mavrikos, i cili u rrëmbye në Pire, është liruar pas 8 ditësh. Mediat fqinje raportojnë se pasi u lirua sot në mëngjes, biznesmeni lajmëroi policinë nga shtëpia e tij. Flitet se ai e negocioi vetë marrëveshjen e lirimit, por ende nuk është e qartë nëse është kryer pagesa tek pengmarrësit apo jo. Policia vijon hetimet për ngjarjen. Nikos Mavrikos u rrëmbye para shtëpisë së tij të enjten e datës 27 dhjetor, teksa ishte duke shkuar në punë. Ai u fut me forcë brenda një makine tip 'Volkswagen’.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI