Flash

Shearer shkatërron “mitin” e Sarrit: “Nuk ka shpikur asgjë, është sukses nëse arrin i katërti…”

Lapsi.al 4 January 2019
Shearer shkatërron “mitin” e Sarrit: “Nuk ka shpikur

Futbolli që aplikon Maurizio Sarri ka marrë tashmë një goditje të fortë nga Alan Shearer, që me fjalë të ashpra i tregon vendin teknikut italian. E pra u duk, se atë që tregoi në Itali me Napolin, duke luftuar dy herë për titullin në tre vitet e fundit, Sarri do ta bënte edhe në Premier League. Fillimi ishte madhështor, por javët e fundit Chelsea i tij zhgënjeu, duke mbetur i zbuluar ndaj kritikave.

Sulmi direkt, përmes BBC, ka ardhur nga një ikonë e futbollit anglez: Alan Shearer koncepti i njohur në Angli si Sarri-ball nuk i pëlqen. E kuptueshme në fakt duke qenë se ai është ndër lojtarët që ka brenda vetes shpirtin shpërthyes të Premier, shumë ndryshe nga puna e durueshme që bën në fushë Chelsea. Ish-sulmuesi i Southampton, Blackburn e Newcastle nuk fshihet pas fjalëve, por përpiqet të shkatërrojë bazën e këtij futbolli e “mitin” e teknikut toskan. “Sarri-ball është ti kërkosh një mesfushori të marrë topin dhe pastaj ta shëtisë nëpër fushë”.

“A nuk është ajo që ndodh që kur është shpikur futbolli? E kam pyetur veten cfarë është ky Sarri-ball dhe është ti japësh topin mbrojtësit të qendrës, që ia jep një mesfushori që di të luajë topin dhe që mundohet ta kontrollojë lojën. Nuk besoj se ka asgjë të re, apo jo?”.Sipas Shearer, tekniku italian nuk ka shpikur asgjë. E, duke parë rezultatet, tekniku e shoqëria duhet të jenë të lumtur nëse arrijnë vendin e katërt që do të thotë Champions League.

E ndoshta me këtë rast mbajnë në skuadër edhe Hazard… “Nëse përfundojnë të katërtët, besoj se duhet të konsiderohet një sukses për Chelsea e tekniku Sarri duhet të jetë i lumtur. Edhe pse mbetet cështja Hazard, nëse do të jetë ende sezonin e ardhshëm…”. E kaq mjafton për të kuptuar se Sarri e ka bërë tashmë armikun e parë në ishull.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI