Flash

Moti i keq/ Njoftim i rëndësishëm për ata që do të udhëtojnë natën në Vlorë dhe Korçë

Lapsi.al 4 January 2019
Moti i keq/ Njoftim i rëndësishëm për ata që do të

Me anë të një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në akset Qafë Thanë - Kapshticë, Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë, Qafë Qarri -Ersekë dhe Fushë Dukat – Llogara - Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve, megjithëse gjatë ditës ka pasur reshje bore me intensitet të lartë dhe temperatura shumë të ulëta sidomos në zonën e Korçës dhe Llogorasë.

Gjendja e akseve kombëtare paraqitet si më poshtë:

Në rrugët e Rajonit Verior ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në segmentit rrugor Pukë-Fushë Arrëz tani, Rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.

Sqarojmë se lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës – Bushtricë.

Në rrugët e Rajonit Qendror - në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, ka prezencë akulli, prandaj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Po bëhet pastrimi dhe shpërndarja e kripës në segmentin Qafë Mollë-Qafë Priskë. Rekomandohet të qarkullohet me zinxhirë në Antenat - Vilat Qeveritare, Trau Dajt –Teleferik.

Në aksin Librazhd-Qafe Thane, ka patur rreshje bore. Është bere pastrimi dhe trajtimi me kripë. Qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Librazhd-Stebleve, ne segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhirë. Edhe ne aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në rrugët e Rajonit Jugor ka reshje dëbore dhe temperatura shumë të ulta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë dhe qarkullimi duhet të bëhet me goma dimri.

Qarkullimi me zinxhirë në Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.

Me afrimin e orëve te mbrëmjes do të vazhdojnë të ulen temperaturat.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

Të këshilluara

5 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në jug

Shtabi i Emergjencave pranë Ministrisë së Mbrojtjes dha detajet e para për termetin e rënë në jug të vendit pasditen e së premtes. “Me date 04.01.2018 ora 19...

21:43

Tërmeti 'shkund' jugun e Shqipërisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Epiqendra nuk dihet ende, por lëkundjet janë ndjerë fuqishë edhe në Gjirokastër, Sarand...

20:37

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI