Flash

Majlinda Bregu, zyrtarisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Lapsi.al 4 January 2019
Majlinda Bregu, zyrtarisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu merr zyrtarisht postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në fjalën e saj të parë në këtë post të ri, Bregu u shpreh se Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë i bashkuar dhe të forcojë marrëdhëniet.

Sipas Bregut, në të ardhmen duhet të ndodhë integrimi i ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një treg të vetëm, lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual.

Më poshtë, fjalimi i saj në këtë ditë të parë

“Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët!”

Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona.

Bashkëpunimi është kryefjala.

Jam e nderuar të marr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë!

Për këtë arsye jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politiktë SEECP dhe mbështetjen e BE, duke përfshirë median, shoqërinë civile, ne do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje tëmençura, që nxisin dialogun më të gjitha grupet në shoqëri.

Nuk do të jetë e lehtë, Do të jetë një sfidë si të notosh mes situatash të vështira ekonomike, shoqërore dhe politike.

E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen.

Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm, lidhja e njerëzve dhe bashkëjetësa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, -çdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik, atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik.

 Nuk është rastësore që nevoja për Europë në rajon është kaq e fuqishme.

Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR ( RCC),po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë!

https://www.facebook.com/majlindabregu.al/videos/490516558137582/

Të këshilluara

Zjarr në një fshat në Krujë

Një sipërfaqe pyjore në Krujë,në fshatin Nuhaj, është përfshirë nga zjarri. Zjarri mendohet se ka qenë i qëllimshëm. Ndërkohë, zjarri është favorizuar nga er...

13:41

Reshjet e dëborës zbardhin edhe Dhërmiun

Reshjet e dëborës po zbardhin të gjithë Shqipërinë, nga skaji më verior në atë më jugorin. Bora ka mbërritur deri në plazhin e Dhërmiut duke krijuar një peisazh...

13:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI