Flash

Luante me Neymar tek Santos, tani 29 vjec është furrëtar në Rio

Lapsi.al 4 January 2019
Luante me Neymar tek Santos, tani 29 vjec është furrëtar në

Kjo është historia e Jefferson Cafè, lojtarit që mund të bëhej një kampion e që në fakt u bën një proletar i futbollit. Kohë më parë, luante me Neymar tek Santos, ndërsa tani është bërë "furrëtar i Rios". 29 vjecari ka reshtur së përdoruri këmbët e ka filluar të përdorë duart, por vetëm për ti dhënë formë brumit e për ta futur në furrë. Punon në furrën e një miku në Sao Pedro da Aldeia, pak jashtë Rio de Janeiro. Në vitet e fundit jeta e tij ishte e pasigurtë me futbollin, me klub të nivelit të mesëm e të ulët, duke bërë gjithnjë llogaritë me rrogat e ulëta dhe pagat me vonesë. "U lodha duke pësuar turpërime. Eksperienca e fundit ishte më e keqja. Vitin e kaluar shkova të luaja me një skuadër të Shtetit të Tocantins (një nga vendet më të varfëra të Brasile), nuk mora asnjë cent e u ktheva në shtëpi i dëmtuar. Skuadra të tilla të ofrojnë pak e stë japin asgjë, është një jetë shumë e komplikuar".

Karriera e Cafè nisi me moshat e Cabofriense, skuadra e Shtetit të Rio de Janeiro. I rënë në sytë e Santos, ai u transferua tek skuadra që dikur ishte e Pelè e nisi të fitonte tituj. luante bashkë me Neymar, Ganso, Felipe Anderson e lojtarë të tjerë të njohur në Brazil si Alan Patrick e Rafael Cabral. Në atë brez fenomenësh, Cafè përfundoi në hije e në 2011 shkoi në huazim tek Santo Andrè. "Vendimi më i keq i jetës sime, të shkoja tek Santo Andrè në vend të luaja shanset tek Santos. Duhej të prisja, por isha një djalë i ri dhe kisha dëshirë të luaja. Nëse do të qendroja do të kisha mundësitë e mia".

Që aty vetëm vuajtje. Pasi përfundoi kontrata me Santos, ndërmori një seri aventurash të shkurtra me Cabofriense, pastaj Tigres di Rio de Janeiro e Anapolina di Goias. Shumë pak për të jetuar: në atë kohë u detyrua të gjente punë të dyta, për të mbajtur frymën. Kërkoi gjithë miqtë e vjetër, pa sukses."E gjitha shumë e vështirë. Kur thërret dikë për ti kërkuar një ndihmë apo këshillë, askush nuk të merr në konsideratë. Unë kam bërë gjithnjë gjëra pa kërkuar asgjë në këmbim, por ke ke nevojë edhe vetëm për një të dhënë, një fjalë, zhduken të gjithë. E unë nuk kam kërkuar kurrë para, vetëm ndihmë".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI