Flash

Itali/ Arrestohet shqiptari, konsiderohej si mik i "serbit të tmerrshëm"

Lapsi.al 4 January 2019
Itali/ Arrestohet shqiptari, konsiderohej si mik i "serbit të

Vihet në pranga nga policia italiane në provincën e Ferrarës një shqiptar nga Kosova, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i një grupi kriminal.

Në pranga ka përfunduar Afrim Bejzaku, i cili mendohet se është pjesë e grupit të serbit të tmerrshëm i njohur si “Igor Rusi”. Ai njihet ndryshe edhe me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher , ndërsa aktualisht vuan dënimin me burg në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.

Igor Vaclavic, u arrestua në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është autori i vrasjes së dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

Shqiptari Afrim Bejzaku 37 vjeç rezulton i dënuar më herët nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në rajonin e Venetos.

Sipas hetimeve, Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga “Igor Rusi”, por ai ka qënë pjesë e “bandës Pajdek”, grup kriminal i specializuar në grabitje, ku bënte pjesë dhe “Igor Rusi”.

Të këshilluara

Zjarr në një fshat në Krujë

Një sipërfaqe pyjore në Krujë,në fshatin Nuhaj, është përfshirë nga zjarri. Zjarri mendohet se ka qenë i qëllimshëm. Ndërkohë, zjarri është favorizuar nga er...

13:41

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI