Flash

Hysaj i padëshirueshëm në Napoli, Giuffredi "Nëse bezdisim ndonjë e duhet të largohemi, do ta bëjmë"

Lapsi.al 4 January 2019
Hysaj i padëshirueshëm në Napoli, Giuffredi "Nëse

Në Napoli duket se nuk ka më vend për Elseid Hysaj. Ardhja e Ancelotti rrëzoi lumturinë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, që në ndeshjet e para të Champions dhe në dhjetorin e ftohtë, të parë nga pankina. E tani, në merkaton e janarit nuk mund të mos flitet për merkaton, sidomos kur ka shumë gjëra që nuk shkojnë sipas menaxherit të shkodranit, Mario Giuffredi: "Hysaj mund të shkonte me Sarri tek Chelsea, Ancelotti bllokoi gjithcka dhe publikisht ka thënë se do të besonte tek ai. Faktet janë kokëfortë dhe thonë se në 4 ndeshjet e fundit, Hysaj ka luajtur vetëm një e kështu me shumë mundësi nuk është më i rëndësishëm për teknikun. Ndoshta Ancelotti nuk e konsideron më titullar e nëse është kështu, nëse duhet të hapim krahun, do ta bëjmë".

Deklaratat, Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit të djathtë shqiptar, i ka bërë për Radio Marte. Hysaj në fakt ka luajtur titullar gati gjithë fazën e parë të kampionatit, ndërsa në Champions League Ancelotti ka preferuar Maksimovic. Nga 11 dhjetori deri më sot, lojtari ka luajtur vetëm kundër Spal, duke parë nga pankina ndeshjet kundër Cagliari, Inter e Bologna: "Nuk meriton - shpjegon agjenti - një trajtim të gabuar, duke parë atë që ka bërë në 3 vitet e fundit në Napoli e duke parë korrektësinë e tij profesionale, kështu që mjafton të jesh i qartë në jetë''.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI