Flash

Beteja për titullin: Guardiola inkurajon të tijtë, Klopp pranon humbjen si zotëri

Lapsi.al 4 January 2019
Beteja për titullin: Guardiola inkurajon të tijtë, Klopp pranon

Premier League është tashmë më e hapur se asnjëherë dhe për 2019 kampionati anglez premton shkëndija me Liverpool e Manchester City vetëm katër pikë larg. Pasi i shkaktoi humbjen e parë sezonale të kuqve, tekniku i Citizens, Pep Guardiola, është në eufori të plotë: "Mposhtëm një skuadër të pabesueshme – tha ai – Ishim të jashtëzakonshëm që nga minuta e parë. Jemi të lumtur për fitoren dhe që ngushtuam diferencën. Tani gjithcka është e hapur. Aguero me kualitetin e tij bën diferencën dhe u pa në këtë ndeshje. Kemi luajtur me kurajë dhe agresivitet. Por kemi ende katër pikë disavantazh, duhet të insistojmë".

Në këtë sezon nuk e kishte provuar humbjen asnjëherë dhe në një moment të ndeshjes besoi shumë se mund të vazhdontë ecurinë e tij edhe pas javës së 19 të kampionatit. Tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, është i zhgënjyer nga humbja, por e pranon atë si një zotëri i vërtetë: "Ishim pafat në momentet finale. Ndeshje e fortë dhe shumë intensive. Patëm periudha kur dominuam, por nuk mundëm të konkretizojmë. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por i thashë lojtarëve që nuk ka problem, e humbëm, por duhet të mendojnë për ndeshjen e ardhshme".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI