Flash

Zoran Zaev: Këtë vit paga mesatare në Maqedoni do bëhet 500 euro

Lapsi.al 3 January 2019
Zoran Zaev: Këtë vit paga mesatare në Maqedoni do bëhet 500

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se këtë vit do të rritet rroga minimale në vend. Nuk dha hollësi se kur mund të bëhet kjo. Ai tha se rritja e rrogës minimale do të mundësojë të arrihet rroga e premtuar mesatare prej 500 eurove.

Sipas tij, viti ka përfunduar me rrogë mesatare neto prej 400 eurove, kështu që nuk sheh ndonjë arsye pse këtë vit ajo të mos tejkalojë edhe 100 euro më shumë.

“Dua të paralajmëroj vendim plotësues për rrogën minimale. Ajo do të rritet sepse me  rritjen e rrogës minimale dhe hapjes së kësaj spiraleje pamë se ka efekt të mirë. Ky efekt dha rezultate, diku deri në shtator por edhe pas shtatori rrogat vazhduan të rriten- deklaroi Zoran Zaev.

Prioritet kryesor për Qeverinë është rritja e pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve, shtoi ministri i Financave Dragan Tevdovski. Përllogaritjet e tij janë se vitin e kaluar paga mesatare është rritur për 5,7 për qind, që është trefish më shumë krahasuar me vitet paraprake.

“Shumica e qytetarëve jetojnë nga puna e tyre, jeton nga paga, nuk ka të ardhura nga kapitali. Dhe do të vazhdojmë të ushtrojmë presion të këtillë, presion por edhe mbështetje për ndërmarrjet. Të hapin vende më të mira të punë, të investojnë dhe praktikisht standardi jetësor i qytetarëve të shkojë përpara”- deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Fokusi për sivjet sipas pushtetit do të jenë investimet kapitale. Para së gjithash projektet infrastrukturore. Prioritet kryesor është zgjidhja e autostradës deri në kufirin me Kosovën, ndërsa paralajmërohet edhe angazhim më serioz edhe në akset tjera të filluara të autostradave. Ndonëse projeksioni për rritje të ekonomisë për sivjet është 3,2 për qind, pritjet e Qeverisë janë se bruto prodhimi vendor do të rritet për më shumë se 4 për qind.

Të këshilluara

Viti 2019, të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u

Në vendimet e pritshme kyçe janë zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...

18:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI