Flash

Stoltenberg: E paralajmëruam Kosovën, e krijoi ushtrinë në kohën e gabuar

Lapsi.al 3 January 2019
Stoltenberg: E paralajmëruam Kosovën, e krijoi ushtrinë në

Për median malazeze "CDM", Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg është shprehur se i vjen keq për vendimin që mori Kuvendi i Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, ndonëse Nato paralajmëroi dhe ngriti disa shqetësime për këtë rast.

“NATO mbështet transformimin e FSK-së brenda mandatit të tyre aktual. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim i bërë në kohë të gabuar nuk do të rrisë më tej tensione të rajon”, është shprehur Stoltenberg.

Më tej Stoltenberg ka nënvizuar se të gjithë aktorët politik në rajon duhet të fokusohen te progresi i reformave dhe dialogut.

“Unë kam folur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj ku kam theksuar se është e rëndësishme që të ruhet qetësia dhe të injorohet çdo deklaratë ose veprim që mund të çojë në përshkallëzim. Në këtë kontekst unë mirëpres komunikim të vazhdueshëm në mes komandantin të KFOR-it, gjeneral Lorenc D’Zadari dhe kolegëve të tij në rajon”.

Stoltenberg ka shtuar se vazhdojnë të mbështesin plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës pasi është vendimtar për paqen dhe sigurinë rajonale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI