Flash

Rrëfehet babai shqiptar që vrau vajzën në Greqi: Nuk doja ta bëja, por...

Lapsi.al 3 January 2019
Rrëfehet babai shqiptar që vrau vajzën në Greqi: Nuk doja ta

Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 29-vjeçe natën e 2 janarit ka rrëfyer ngjarjen. I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro ai ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Petro ka folur për median greke Tv Open.

“Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë. E doja shumë. Kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën. Kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht….

Nuk i përgjigjej askujt në telefon… Nuk e di përse… dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba. Nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë… Në të vërtetë nuk e di se si ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: “Jam tek babai” - i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam… Ajo më thoshte: “Unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë”.

Unë i thashë, “përse sillesh kështu”… dhe i them “në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo”. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm. Nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje dhe nuk doja të bëjë këtë gjë”.

Në lidhje me të dashurin e Anxhelinës, një djalë me origjinë nga Afganistani, vetë Aleko Petro nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, kjo duke pasur parasysh se në median greke motivi i vrasjes së 29-vjeçares ka qenë dhe pikërisht sherri mes babë e bije për të dashurin e kësaj të fundit.

“Donte të ikte vetë, ishte zgjedhja e saj. I thashë po, je e rritur, je në punë, ke marrë jetën tënde në dorë. Të gjesh ndonjë djalë të mirë që të gëzohem dhe unë si baba”.

Anxhelina Petro vdiq më 2 janar dhe u gropos nga duart e vrasësit të tij, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. I dashuri i 29-vjeçares, një 30-vjeçar afgan, u shpreh në polici se prej kohësh bashkëjetonte me Anxhelinën dhe se shpesh ajo bënte sherr me të atin për lidhjen që kishte.

Vajza shqiptare punonte si kameriere në një lokal në Korfuz dhe natën e 2 janarit ajo nuk kishte shkuar në punë. Ka qenë i dashuri i shqiptares që është merakosur, e teksa policia ka shkuar në shtëpinë e të atit të saj, ka zbuluar më tutje trupin e 29-vjeçares së varrosur në oborr.

Të këshilluara

Viti 2019, të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u

Në vendimet e pritshme kyçe janë zgjedhja e prokurorit të ri të përgjithshëm dhe emërimi i anëtarëve të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të ...

18:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI