Flash

Roma merkato provinciale, tifozët të pakënaqur me lëvizjet e Monchi

Lapsi.al 3 January 2019
Roma merkato provinciale, tifozët të pakënaqur me lëvizjet e

Drejtori sportivi, Monchi, që po piloton merkaton verdhëekuq, është duke menduar mbi të gjitha të forcojë skuadrën për të rritur konkurencën. Por të gjitha lëvizjet e drejtuesve të klubit kryeqytetas nuk entuziazmojnë tifozët verdhekuq, që shohin gjithnjë e më shumë distancë mes klubeve të mëdha në Serie A dhe skuadrës së tyre, që deri një sezon më parë përpiqej të ishte ndër pretendetët.

Nuk është një rastësi, aq më tepër që për momentin është duke punuar mbi të gjitha mbi dalje. I pari mund të jetë Karsdorp, që është vetëm një hap larg kthimit të Feyenoord. Është vetëm për t’u ndarë formula e duhur, ndërsa verdhekuqtë do të donin një huazim të thjeshtë, me holandezët që dëshirojnë ushtrimin e të drejtës së blerjes në shifra të pranueshme, edhe pse Roma nuk mund t’ia lejojë vetës zhvlerësimin, teksa ka paguar 14 milion, plus 5 milion bonus.

Në dalje është dhe Markano. Por në të njëjtën kohë Monchi mendon edhe për hyrjet. E sigurtë, me shitjen e Markanos, do të duhet të vijë një mbrojtës edhe emrat për këtë pozicion janë Maidana (San Paolo) dhe Kabak (Gallatasaraj), ndërsa nga Anglia spikat emri i Ashley Joung (Mançester Junajted), edhe pse ëndrra mbetet Nastasiç (Shalke 04), ndonëse duket e vështirë për ta marrë me huazim.

Diskutime të ndryshme edhe për mesfushën, atje ku gjithçka është e lidhur me gjendjen e kapitenit Daniele De Rosi. Duket se kanë humbur terren Dendoker (Uolverhampton) dhe Veigl (Borusia Dortmund), ndërsa tashmë është hapur ideja për të këmbëngulur mbi një talent të ri si Sander Berge, 20 vjeç, norvegjezi i Genk, me 29 ndeshje të luajtura dhe 2 gola të shënuar, i cili është i përfshirë në listën e të rinjve më premtues në Evropë.

Të këshilluara

Video/ Rashford siguron fitoren e United

Manchester United shënon edhe golin e dytë në transfertën me Neëcastle, duke siguruar kështu tre pikët e radhës, kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfund...

22:43

Marek Hamsik bën banjë në... dëborë

Pauza e gjatë dimërore e kampionatit i ka lejuar futbollistët të zbaviten, por nëse shumica zgjedhin destinacione ekzotike, ka edhe nga ata që preferojnë dimrin...

17:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI